AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 16:06

Tirana, pa mëshirë ndaj Pogradecit: 6-0 në kryeqytet, shkëlqen Sentamu

Në të njëjtën ditë që Partizani humbi 5-0 në Gjirokastër, Tirana fitoi 6-0 me Pogradecin në “Selman Stërmasi” edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë së Parë, java e 11-të

Për bardheblutë e drejtuar nga braziliani Ze Maria shënuan me radhë: ugandezi Sentamu 22′, 24′, 49′, Qilimi 60′, Halili 72′ dhe anglezi Ngo 88′ (11-metërsh).

Tirana kryeson qartësisht grupin B të Kategorisë së Parë.

Në grupin A, spikati fitorja e Egnatias ndaj Kastriotit, një ndeshje që u luajt në dy ditë: dje (u ndërpre pas pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për Egnatian) dhe sot (u luajt pjesa e dytë, rezultati nuk ndryshoi).

TPZ.AL