AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 15:47

Dorëzohet “Bobi”, pas humbjes 5-0 Starova jep dorëheqjen nga Partizani

Dorëzohet “Bobi”, pas humbjes 5-0 Starova jep dorëheqjen

Pas humbjes së thellë 5-0 me Luftëtarin në Gjirokastë, trajneri Sulejman Starova dhe dorëheqjen e tij nga drejtimi i Partizanit.

Trajneri i kuq u ka komunikuar vendimin e tij si drejtuesve të Partizanit, ashtu edhe lojtarëve, duke mos preferuar që të vazhdonte në drejtimin e skuadrës.

Starova e mori drejtimin e skuadrës në fillimin e fazës së dytë, pas largimit të Mark Julianos nga drejtimi i Partizanit.

Tani pritet të mësohet se kush do të jetë emri i ri në stolin e Partizanit, ku kohët e fundit ka qarkulluar emri i Armando Cungut.

Luftëtari fitoi me rezultatin e bujshëm 5-0, me gola të Bregut, Abazajt, Rrocës dhe dy herë me anë të Lamçjes.

TPZ.AL