AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 20:24

Rama i sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë time sepse do të humbisni!

Rama i sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur dot gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila doli me 1.15 miliardë Euro për rindërtimin e Shqipërisë. Në deklaratën për mediat bashkë me Presidenten e KE, Rama tha se shumë kishin vendosur baste që Shqipëria nuk do arrinte që grumbullonte kaq shumë ndihma.

Më tej Kryeministri u shpreh se askush nuk duhet të vendos baste për të dhe qeverinë e tij, pasi do humbasin gjithmonë, po ashtu tha se ai nuk është më i mirë por më të mirë se ai nuk ka.

Bixhozi është ndaluar në Shqipëri dhe pashë shumë njerëz sot që vinin baste sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq. Megjithatë e humbën bastin. Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione dhe e dimë shumë mirë se nëse do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetë më të vështirë kur shpenzon para i gjen në këtë ndërtesë. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”, ishte kjo fjala e Ramës.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.