TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia do të japë dy milionë euro për Shqipërinë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.
“Do të japim dy milionë euro nga zemra për Shqipërinë dhe popullin e saj. Ju dëshirojmë më të mirën”, ka thënë Bërnabiç për mediat.
Shqipëria ka arritur të mbledhë plotë 1.15 miliardë euro në konferencën e donatorëve, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.
Fondet do të përdoren për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Franca shënoi rekord me vendimin për dhurimin e 100 milionë eurove, shifër e barabartë me fondet që do të akordojë Bashkimi Europian për vendin tonë.
Italia ka vendosur të dhurojë 65 milionë euro, KE ka akorduar 15 milionë euro ndërsa Gjermania do të dhurojë 11 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë.
Lista e donacioneve sipas shteteve:
BE- 100 milion euro
KE- 15 milion euro
Gjermania – 11 milion euro
Italia- 65 milionë euro
Franca- 100 milion euro
Suedia- 5.6 milion euro
Britania e Madhe- 1 milion pound
Kroacia- 1 milion euro
Luksemburgu- 250 mijë euro
Serbia- 2 milionë euro
Polonia- 2.7 milion euro
Danimarka- 2.7 milione euro
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura