AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 17:44

Del shifra, sa para dhuroi Turqia për Shqipërinë

Del shifra, sa para dhuroi Turqia për Shqipërinë

Sot po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit pas tërmetit, në zonat e dëmtuara në Shqipëri, nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes 100 vendeve pjesëmarrëse në këtë Konferencë, merrte pjesë edhe Turqia. Qeveria turke zbuloi shifrat në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti.

“Ndihma materiale, Batanije, ushqime me vlerë më shumë se gjysëm milionë euro, ndihma humanitare ka arritur deri ne 900 mijë euro deri tani. Presidenti Erdogan u ka bërë thirrje vendeve islamike për të ndihmuar Shqipërinë.

504 njësi banimi në qytetin e Laçit. Projekti i 500 njësive të banimit, ky projekt do të shkojë më shumë se 40 milion euro. Turqia do të japë 100 mijë euro për rindërtimin e xhamijave të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në total qeveria turke ka vendosur që për Shqipërinë të dhurojë 46.3 milion euro. E gjithë kjo shumë është në formën e granteve por edhe në natyrë.

Ndihma më e madhe për Shqipërinë meqë është vend kandidat është që ti japim një shtysë për tu bërë anëtare sa më shpejt”, tha perfaqesuesi i qeverise turke./