TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raportet e acaruara në mes të kryeministrit Albin Kurti e Hashim Thaçit, presidenti të vendit i ka shfaqur sot edhe në pritjen e dhënë prej tij në ditën e pavarësisë.
Me të mbaruar fjalimin para të ftuarveve, Thaçi vendosi që t’i përshëndesë personat që qëndronin në rreshtin e parë, duke i shtrënguar duart. Mirëpo, në të njëjtën menyrë nuk veproi as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe as me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Megjithatë, presidenti, vendosi që ta përshëndeste gruan e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, me të cilën i shtrëngoi duart. Pak sekonda më vonë, ai anashkaloi Kurtin, duke mos e përshëndetur. /Express.
