TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka arritur të mbledhë plotë 1.15 miliardë euro në konferencën e donatorëve, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Kjo shifër ndahet mes granteve dhe kredive. Rreth 400 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër e parave, janë kredi.
Fondet do të përdoren për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Kryeministri Edi Rama e quajti rezultatin e kësaj konference "një magji përtej imagjinatës".
Lista e donacioneve dhe kredive sipas shteteve:
BE- 100 milion euro
KE- 15 milion euro
Gjermania – 11 milion euro
Italia- 65 milionë euro
Franca- 100 milion euro
Suedia- 5.6 milion euro
Britania e Madhe- 1 milion pound
Kroacia- 1 milion euro
Luksemburgu- 250 mijë euro
Serbia- 2 milionë euro
Polonia- 2.7 milion euro
Danimarka- 2.7 milione euro
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura