AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 18:59

“Ne kujdesemi për ju”! Komisioneri për Zgjerim i drejtohet popullit shqiptar pas shifrës 1.15 mld euro: Do të nisim menjëherë lëvizjet për…

“Ne kujdesemi për ju”! Komisioneri për Zgjerim i drejtohet
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, reagon në përfundim të Konferencës së Donatorëve, nga e cila u mblodh një shumë marramendëse prej plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin. “Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Një mesazh i fortë për popullin e Shqipërisë: Ne kujdesemi! Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.