TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipërisë, ku u mblodhën 1.15 miliardë ndihma në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama a shpreuhur habi dhe shokim.
Ndonëse një pjesë e madhe e donacioneve te pjesmarrësve nuk kanë qenë surprizë, sepse aty nuk po shvillohej një tender, apo ankand, kryeministri i ka thënë korespondentit të "Panorama" se, atij i duhejt të mblidhte veten pastaj të fliste.
Dhe kur ka arritur ta bëjë këtë pasi ka luajtur rolin e të surprizuarit kryeministri ka thënë:
“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. Më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashku. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ajo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë”, shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.