AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 18:35

Drejtori i një spitali në Wuhan ndërron jetë si pasojë e koronavirusit

Drejtori i një spitali në Wuhan ndërron jetë si pasojë
Drejtori i një spitali në Wuhan ka ndërruar jetë ditën e sotme, si pasojë e koronavrusit, njoftojnë mediat kineze. Drejtori i spitalit Wuchang, Dr.Liu Zhiming, ndërroi jetë duke sakrifikuar në luftën ndaj koronavirusit. Të premten e kaluar, një infermiere 59 vjeçare humbi jetën në të njëjtin spital, nga virusi vdekjeprurës.

Deri në këto momente 1800 persona në mbarë botën kanë humbur jetën si pasoojë e koronavirusit, dhe rreth 71 mijë persona janë infektuar nga virusi, i cili u përhap fillimisht në Wuhan të Kinës.

Shkencëtarët në mbarë botën po punojnë për gjetjen e një vaksine kundër këtij virusi.

/TPZ.al/