AKTUALITET, 5 Janar 2018, 23:16

Gol në minutën e 91-të, Simeone i heq nga duart fitoren Interit

Gol në minutën e 91-të, Simeone i heq nga duart fitoren Interit

Një gol i Xhovani Simeones në minutën e 91-të i hoqi fitoren nga duart Interit (1-1), në ndeshjen e parë për vitin 2018 për Serie A.

Zikaltërit kaluan në avantazh me Ikardin në të 55’, por pa mundur ta ruanin avantazhin. Skuadra e Spaletit nuk fiton prej pesë ndeshjesh.

Interi ndodhet në vendin e tretë me 42 pikë, gjashtë më pak se Napoli kryesues, por që ka një ndeshje më pak.

Në takimin tjetër të javës së 20-të, Kievo barazoi po 1-1 me Udinezen.

/TPZ.Al/