TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, ka folur për aktualitetin politik në vend. Në një intervistë për TVSH-në ai flet për qeverinë “Rama 2”, për Presidencën e zotit Meta dhe platformën e regjistrimit dhe votës së emigrantëve shqiptarë.
“Viti 2017 ishte shumë i çuditshëm, ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari. Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem, sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, tha Majko.
Ndërsa në lidhje me Metën, ai ka nënvizuar se “Eksperienca nuk do e lejojë të veprojë edhe kur mund të mendojë në mënyrë të gabuar”. “Për sjelljen e tij në zyrën e presidentit nuk ke çfarë t’i thuash”