AKTUALITET, 6 Janar 2018, 09:05

E përplas një makinë, humb jetën gruaja shqiptare, emri

Një grua shqiptare ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Treviso, Itali.

Siç shkruan media italiane, shqiptarja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një ‘Fiat Panda’.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke i marrë jetën menjëherë. Makina drejtohej nga një 54-vjeçar italian, i cili është ndaluar nga policia. Përplasja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Vittorio Veneto.

Sipas të dhënave, gruaja shqiptare ka goditur kokën në kofanon e makinës dhe më pas është shembur në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, ajo kishte ndërruar jetë.

Image