TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kryeqytet do të shtohen të tjera kioska. Por nuk janë si ato që Erion Veliaj ka dhënë për klientelën e tij. Bëhet fjalë për kioska prej nga ku qytetarët do të marrin dokumenta të ndryshëm. Ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën. Këto pika shërbimesh do të jenë 24 orë të hapura, e fillimisht do të shërbejnë për të marrë certifikatat kryesore: familjare e personale. Bashkia e Tiranës ka rreth 60 shërbime, e nga këto janë identifikuar 29 që mund të bëhen me një ndërveprim, pra ku qytetari mund të paraqitet me një kartë identiteti, të kryejë identifikimin dhe të marrë shërbimin. Këto certifikata do të firmosen, do të vulosen, e më pas do të futen në ‘e-Kioskë’ dhe qytetarit do t’i duhet vetëm t’i printojë.
