AKTUALITET, 5 Janar 2018, 22:59

Arrestohen shqiptari dhe e dashura e tij rumune, kapen në flagrancë me heroinë

Arrestohen shqiptari dhe e dashura e tij rumune, kapen në flagrancë me

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë së bashku me të dashurën e tij rumune. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, shqiptari (emri i të cilit nuk dihet ende) dhe e dashura e tij 24 vjeç nga Rumania u ndaluan në Livorno të kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, kanë qenë banorët e zonës që kanë denoncuar në polici shqiptarin dhe të dashurën e tij pas dyshimeve se trafikonin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, mësohet se janë zbuluar dhe sekuestruar 350 gramë heroinë, 2500 euro cash dhe bizhuteritë të cilat ata i kishin vjedhur në një hotel në Firenze dhe kishin vlerën e 7 mijë eurove.

Sipas policisë italiane, shtëpia e çiftit shërbente si streha ku paketohej dhe më pas shitej lënda narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë.