AKTUALITET, 6 Janar 2018, 09:25

15 familje në Gjirokastër braktisin banesat, pallati rrezikon të shembet

15 familje në Gjirokastër braktisin banesat, pallati rrezikon të

Thellohet çarja e tokës në lagjen “Punëtore” në qytetin e Gjirokastrës.

Për pasojë, një pallat 3-katësh është dëmtuar, ndërsa një tjetër 5-katësh rrezikon të shembet.

Në këto kushte 15 familje janë larguar me urgjencë gjatë orëve të natës së mbrëmshme nga frika e shembjes.

Nga çarja e tokës rrezikohen edhe disa banesa të tjera private që ndodhen aty pranë. Shkak për këtë situatë mendohet të jenë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh, ndërsa aktualisht banorët janë strehuar pranë të afërmëve të tyre deri në momentin e zgjidhjes së situatës.