TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga dje Gledion Rehovica në Berat dhe Aqif Rakipi në Elbasan nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.
Mandati i tyre ndërpritet kur s’kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga zgjedhja e tyre. E megjithatë vendimi u përshëndet dhe nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Koha Jonë” shkruan se burime pranë Prokurorisë i kanë konfirmuar gazetës faktin se nën hetim janë edhe 5 deputetë të tjerë të zgjedhur.
“Burime nga prokuroria tregojnë se po priten informacionet zyrtare nga shtetet e BE për pesë të tjerë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ku njeri është deputet i njohur”, shkruan gazeta.
Na mbetet të presim dhe të shohim në lidhje me emrat që mund të përmenden.