AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 23:19

Greqi/ Kokainë, celularë dhe euro, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

Greqi/ Kokainë, celularë dhe euro, arrestohen tre shqiptarë

Arrestohen në Selanik, Greqi, tre shqiptarë me 50 kg marijuane. Ata u kapën teksa ngarkonin automjetin e tyre me 42 pako që përmbanin 43 kg 535 gram marijuanë. Në banesen e tyre u gjetën dhe sekuestruan edhe 6 kg 631 gram marijuane si dhe 49.7 gram kokainë.

U sekuestruan gjithashtu edhe 5 celularë e 960 euro. Tre shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht të moshës 33, 45 dhe 52-vjec. Ndërsa 33-vjecari rezulton i kërkuar në Follorinë për trafik droge.