AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 22:27

Video/ Rekordet e Hysaj: 150 ndeshje në Serie A

Video/ Rekordet e Hysaj: 150 ndeshje në Serie A
Fitorja 2-0 përballë Sassuolos është historike për Elseid Hysaj. Në fakt do të ishte edhe vetëm si përfaqësim, por kur arrihet edhe suksesi merr një tjetër kuptim. Ajo kundër Sassuolo ishte ndeshja e 150 e shkodranit në Serie A, 114 nga të cilat kanë ardhur me fanellën e Napolit. Numrin emblematik mbrojtësi shqiptar e ka kurorëzuar me një asist për golin e Insigne. Nga mbërritja në Napoli në sezonin 2015-2016, Hysaj është edhe lojtari i krahut më tepër i përdorur mes lojtarëve napoletanë në kampionatin italian (9982 minuta).