AKTUALITET, 21 Mars 2019, 11:25

Ralf Gjoni e akuzoi pa i përmendur emrin, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Edi Rama është regjisori

Ralf Gjoni e akuzoi pa i përmendur emrin, Monika Kryemadhi i

Në një kohë që Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, drejtimin e protestës e kanë marrë sot në dorë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së në një prononcim për mediat u shpreh se shteti është i kapur një grusht njerëzish, ndërsa komentoi edhe sulmin ndaj Ralf Gjonit.

Kryemadhi u shpreh: Ne jemi qytetarë që protestojmë kundër pafytyrësisë së qeverisë. Shteti është kapur nga një grup i vogël njerëzish. Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, regjisor është Edi Rama që do ti kthejë deputetët në klloun. Më vjen keq për zotin Gjoni, në rast se ka përgjegjës të dalin para ligjit.

Ndërkohë që Kryemadhi komentoi dhe deklaratat e Metës për djegien e mandatit të presidentit: Si bashkëshorte nuk merrem me politikë, si kryetare e LSI-së kam një deklarim të qartë për gjendjen ku ndodhet sot vendi dhe për dështimin e reformës në drejtësi.

Ndërkohë vetë Ralf Gjoni deklaroi pas sulmit: Kisha dhe vajzën dhe mamanë. Nuk e prita dhe u frikësova fillimisht. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie, duhet ta kenë të qartë që unë jam këtu për të shmangur destibilizimin e vendit, ku po e çon kjo klasë politike.

Ju mund ta merrni me mend më mirë se unë kush e ka bërë porosinë. Nuk kam ardhur këtu që të marr një rrogë të qelbur shteti, jam një njeri që vij nga jashtë, jam dhe shtetas i huaj.

Nuk do lejoj kurrë që kontributi im të keqpërdoret. Unë nuk vij këtu për ti bërë fresk qeveris.