AKTUALITET, 21 Mars 2019, 11:19

Rudina e Azemit sot në parlament: “Nuk jam tradhëtare, këtë e di edhe im vëlla”

Rudina e Azemit sot në parlament: “Nuk jam tradhëtare,

Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin e deputetit do të jetë në seancën e sotme plenare të Parlamentit, teksa opozita do të protestojë jashtë. Hajdari sapo është futur në Parlament, ndërsa ka dhënë një prononcim për Ora News.

Gazetarja e ka pyetur se përse vendosi të mos ta djegë mandatin, ndërsa ajo është shprehur se një gjë të tillë do ta shpjegojë sot në Kuvend.

Hajdari komenton dhe faktin që vëllai i ka qëndruar përkrah Bashës në protesta ndërsa ajo është në parlament. Lidhur me këtë deputetja ka thënë se ajo dhe vëllai i saj luftojnë për të njëjtin qëllim.

Gazetarja: Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament.

Gazetarja: Ndiheni tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Gazetarja: Vëllai juaj ka qëndruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju jeni në Parlament?

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri tjetrin.