AKTUALITET, 21 Mars 2019, 09:28

Meta e nis ditën me një thirrje të fortë, ja apeli që bën/ FOTO

Presidenti Ilir Meta, duke kujtuar sot Ditën Botërore të Sindromës Down, ka bërë një thirrje të fortë institucioneve dhe shoqërisë.

Me një mesazh në rrjetet sociale, Meta apelon për “solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë integruar”.

Teksa poston foto nga takimi me këta fëmijë, ku ka qenë në shoqërinë e vajzës së tij, Meta thekson se “Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down”.

Mesazhi i Metës:

Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down.

Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.

Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë integruar.

Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit, por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë