AKTUALITET, 21 Mars 2019, 08:50

Vazhdon 'seriali' në Vlorë: digjet një tjetër makinë

Vazhdon 'seriali' në Vlorë: digjet një tjetër

Vazhdon seriali i djegieve të makinave në Vlorë. Si çdo javë, edhe këtë të enjte në të gdhirë, një Fuoristradë në pronësi të shtetasit me iniciale R.M. u përfshi nga zjarri fare pranë gjykatës së Vlorës.

Sipas disa burimeve jozyrtare, zjarri është vendosur qëllimisht, por Policia nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e një shkëndije elektrike që ta ketë provokuar shpërthimin e tij.

Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje pronarin e mjetit nëse ka konflikte apo dyshime se dikush mund të hakmerrej ndaj tij ndërkohë që ekspertët po këqyrin mjetin.