AKTUALITET, 21 Mars 2019, 09:50

KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Përmetit, shkak pasuria

KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Përmetit, shkak pasuria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci.

KPK mori vendimin për shkarkimin e tij bazuar në informacionet e tre kritereve të vlerësimit.

Në seancën dëgjimore që u mbajt të hënën e 19 marsit, u evidentuan problematika në pamundësinë e gjyqtarit për dokumentimin ligjor të pasurive që zotëron dhe burimit të krijimit të tyre.

Gjaci ishte prezent gjatë dhënies së vendimit. Ai mund të apelojë brenda 15 ditësh në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.