AKTUALITET, 21 Mars 2019, 09:35

Autobusi përplaset me makinën, 8 të plagosur në Tepelenë

Autobusi përplaset me makinën, 8 të plagosur në

Rritet bilanci i të plagosurve nga aksidenti i rendë që ndodhi paraditen e sotme, ku një autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Autobusi është përplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhëtonte një çift të rinjsh, të fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.

Mësohet se gruaja është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, po ashtu edhe i fejuari i saj.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë, pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.