AKTUALITET, 21 Mars 2019, 10:28

Protesta e opozitës/ Basha s’është i pranishëm, por ja mesazhi që nis/ VIDEO

Protesta e opozitës/ Basha s’është i pranishëm, por ja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu si pritej, për shkak të axhendës dhe takimeve të rëndësishme që ka, nuk është sot në protestën e gjashtë të opozitës para Kuvendit, ku protestuesit janë mbledhur serish me thirrje të forta “Rama Ik”.

Edhe pse në mungesë, ai ka postuar videon e protestës live në faqen tij në Facebook, duke dhënë mesazhin e fortë se lufta është për një kauzë të drejtë, dhe me sigurinë se “Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet!”

Mesazhi i Bashës:

Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira.

Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa.