AKTUALITET, 21 Mars 2019, 10:38

Betohen tre deputët e rinj në Kuvend/ EMRAT

Betohen tre deputët e rinj në Kuvend/ EMRAT

Tre deputetë të rinj nga opozita i janë shtuar sot Kuvendit.

Ndërsa jashtë dëgjohen vuvuzelat, shashkat e thirrjet kundër qeverisë, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj.

Me betimin e tre deputetëve të rinj, në Parlament ka 95 deputetë, 16 vetëm nga opozita.

Pak minuta para se të hynte në sallë, teksa po dilte nga pallati i tij, Gjoni, deputeti i opozitës së re, u sulmua me një shiringë me bojë jashtë banesës së tij.

Gjoni u shpreh se sulmi ishte porositur nga lart, por se kjo gjë nuk do ta ndalte atë.