TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që sot Kuvendi mbledh seancën e radhës plenare dhe opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Parlamentit, me synim largimin e Ramës, Policia e Shtetit ka marre masat.
Policia e Shtetit, prej 24 orësh, ka kaluar në gjendje gatishmërie dhe ka hartuar një plan të detajuar masash për mbrojtjen e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Gardhi me kangjella i dëmtuar në protestën e 16 marsit është forcuar me hekura dhe beton, ndërkohë që një tjetër kordon hekuri do të përcaktojë ‘vijën e kuqe’ që s’duhet kaluar nga protestuesit.
Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës, e cila do të jetë e rrethuar e gjitha me efektivë të Policisë.