TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i ri i LSI i cili pritet të bëjë betimin sot në seancën plenare foli për incidentin e ndodhur pak minuta më parë pranë banesës së tij, ku u sulmua me bojë. Gjoni tha se sulmi ndodhi sapo zbriti nga banesa për të ardhur në Kuvend.
“Një djalë po priste të kafja, çohet më afrohet dhe me hedh bojë me shiringë, më frikësoi në fillim se ishte e papritur” tha Gjoni ndërsa e konsideroi aktin, një sjellje rrugaçërie.
“Sjellje rrugaçërie rrugësh, ta dinë se jam këtu dhe nuk frikësohem nga asnjë lloj destabilizimi.
Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shtetit. Mund ta merrni me mend më mirë, se kush e ka bërë, kam ardhur për të bërë betimin dhe jo lajme, të përfaqësoj gjithë ata shqiptarë që sot ndihen të pa përfaqësuar.
Nuk do lejoj që emri im të përdoret në interes të disa rrugeçërve.”deklaroi Gjoni para seancës plenare ku pritet të bëjë sot betimin si deputet.