AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 22:02

Del foto/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua gjatë grabitjes në Itali

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e shqiptarit i cili mbi i vrarë teksa largohej me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas grabitjes së një biznesi.
Eduard Kozi, foto e publikuar nga mediat italiane
Eduard Kozi, foto e publikuar nga mediat italiane
Media lokale “umbriajournal” raporton se Kozi ishte i martuar dhe babai i një djali. Në Itali, ai njihet si person që ka pasur probleme me ligjin. Kozi raportohet se kishte lejen e qëndrimit (soxhorno) në xhep kur efektivët e policisë gjetën kufomën e pajetë. Në vitin 2014, përfundoi në burg me akuzën e një seri vjedhjesh mes Collestrada-s, Deruta-s, Torgiano-s dhe disa zonave në Tifernate. Operacioni që çoi në prangosjen e tij u kodua “Gëzuar Krishtlindjet”. Për ato akuza, Kozi qëndroi pas hekurave deri në vitin 2017 dhe më pas u dëbua nga Italia. Eduard Kozi Më pas, hyn sërish në territorin italian për të marrë pjesë në një tjetër proces gjyqësor në Apel, ku akuzohet për dhunë, Tani pritet të kryhet një autopsi dhe një konsultim balistik për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. *** Zv/Kryeministri Salvini: Karabinierët që qëlluan për vdekje shqiptarin meritojnë medalje! Dy karabinierë dhe një roje sigurie që qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino, duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga prokuroria. Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave. Kjo vjen pasi ka dyshime se grabitësit nuk kanë qëlluar me armë zjarri, pavarësiht raportimeve fillestrare se ka pasur shkembim zjarri. Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan: “Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”. *** EMRI+FOTO/ Kush është shqiptari që u vra nga policia gjatë tentativës së grabitjes Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptar mbeti i vrarë gjatë një tentative, grabitje mediat lokale kanë zbuluar dhe identitetin e viktimës. Sipas tyre shqiptari që mbeti i vrarë nga policia italiane është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë. download-7 Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh. download-13 Mediat lokale shtojnë që 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti të braktisur në anë të rrugës. Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri. Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë.