AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 11:22

Qeveria Amerikane kёrkon ndihmën e Facebook-ut pёr tё pёrgjuar Messengerin

Qeveria Amerikane kёrkon ndihmën e Facebook-ut pёr tё pёrgjuar

 Qeveria Amerikane po pёrpiqet tё detyrojё Facebook Inc. qё tё lejojё autoritetet tё pёrgjojnё bisedat e shkruara dhe me zё tё tё dyshuarve duke hapur kёshtu debatin nёse kompanitё mund tё detyrohen tё ndёrhyjnё pёr tё ndryshuar produktet e tyre pёr tё lejuar vёzhgimin nga qeveria.

Cёshtja e pa raportuar mё parё nё njё gjykatё federale nё Kaliforni po vazhdon dhe asnjё dosje nuk ёshtё bёrё publike, por tre njerёz tё brendshёm thanё pёr Reuters se Facebook-u po konteston kёrkesёn e Departamentit Amerikan tё Drejtёsisё.

Gjykatёsi i  çёshtjes pёr Messengerin dёgjoi argumente nga qeveria pёr tё ndёshkuar Facebook-un sepse refuzoi t’i bindet njё urdhёri qeveritar, sipas burimeve anonime.

Facebook-u dhe Departamenti i Drejtёsisё nuk pranuan tё komentojnё.

Cёshtja e Messengerit lindi nё Kaliforni si pjesё e njё hetimi pёr bandёn MS-13.

Presidenti Donald Trump shpesh e pёrdor kёtё bandё, e cila ёshtё aktive nё Amerikёn Latine dhe SHBA, si njё simbol tё dёshtimit tё ligjeve tё tanishme tё emigracionit dhe pёr tё sulmuar ligje qё mbrojnё emigranёt nga arrestimi dhe deportimi.

Trump i ka quajtur pjestarёt e kёsaj bande “kafshё” kur zyra e Sherifit tё Kalifornisё u ankua se ligji i Kalifornisё limiton bashkёpunimin me qeverinё federale pёr cёshtje emigracioni tё paligjshёm.

Nёse qeveria e fiton kёtё çёshtje, mund tё vendosё precedent pёr shёrbime tё ngjashme tё enkriptuara si Whatsapp dhe Signal qё kanё funksione me zё dhe me tekts.

Agjensitё ligjzbatuese tё cilat detyrojnё kompanitё tё rishkruajnё software-t e tyre dhe tё dorёzojnё tё dhёnat, mund tё dёmtojnё imazhin e kёtyre kompanive qё reklamohen si mbrojtese tё privacisё sё individёve.

I njejti problem u diskutua edhe nё 2016, nё njё betejё ligjore mes FBI dhe Apple Inc. mbi dhёnien e aksesit tё njё iPhone-i tё njё simpatizanti tё ISIS i cili kishte vrarё disa njerёz nё Kaliforni.

Nё kёtё cёshtje, Apple u shpreh se qeveria nuk mund tё detyrojё kompaninё tё krijojё njё software pёr tё hyrё nё telefon sepse kjo do tё shkelte amendamentin e kompanisё pёr lirinё e shprehjes.

Qeveria u tёrhoq pasi hetuesit u futёn nё telefon me ndihmёn e njё tekniku.

Ndryshe nga cёshtja me Apple, ku FBI donte tё hynte nё njё iPhone nё posedimin e tyre, paditёsit po kёrkojnё akses nё bisedat me zё dhe figurё tё njё personi nё Facebook Messenger.

Facebook thotё se bisedat e Messengerit janё tё enkriptuara, qё do tё thotё se vetёm dy personat qё komunikojnё kanё akses nё bisedё.

Ndёrsa mesazhet me tekst nё Facebook, Gmail dhe service tё tjera janё tё dekriptuara duke i bёrё ato tё disponueshme pёr ndёrhyrje me urdhёr gjykate.

Komunikimet e enkriptuara shkojnё direkt nga njё person tek tjetri pa zbuluar asgjё tek kompanitё.

Facebook thotё se mund tё pёrmbushi kёrkesёn e qeverisё vetёm nёse rishkruan kodin nga i cili varen tё gjithё pёrdoruesit dhe tё kёrkojё pёr njё pёrdorues tё vetёm pёr tё cilin ka interes qeveria.

Ekspertёt kanё mendime tё ndryshme nёse qeveria do tё mund tё detyrojё dot Facebook-un t’i bindet.

Stephen Larson, njё ish-gjykatёs thotё se qeveria duhet tё mbajё njё standard tё lartё ligjor kur kёrkon tё pёrgjojё biseda telefonike, si psh. tё tregojё se nuk ka asnjё mёnyrё tjetёr pёr tё marrё provat.

Kushtetuta e SHBA lejon kёrkime tё arsyeshme, thotё Larson, dhe nёse aplikohen ato standarde atёherё kompanitё duhet t’i binden.

Njё gjykatё federale nё Washington D.C dha vendim nё 2006 se ligji i cili detyron kompanitё telefonike tё lejojnё pёrgjimin nga policia mund tё aplikohet gjithashtu nё Protokollin pёr Internetin, pёrfshi kёtu shёrbimet “broadband” tё internetit nё shtёpi.

Gjithёsesi, nё rastet e chateve, lojrave elektronike dhe shёrbime tё tjera internet qё nuk janё tё integruara me infrastrukturёn tokёsore telefonike, si psh. Google Hangouts, Signal dhe Facebook Messenger, nuk ka patur ende njё ligj pёr t’i mbuluar.

Burimi: Reuters 

/TPZ.AL/