AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 10:39

Njihuni me 3 vjeçaren super inteligjente me një IQ prej 171 !

Njihuni me 3 vjeçaren super inteligjente me një IQ prej 171 !

Qё nё moshёn 8 muajshe e kuptuam sa e zgjuar ishte Ofelia” thotё mamaja e vajzёs, Natalie Morgan.

Vajza e saj Ofelia tha fjalёn e parё “çkemi” disa muaj para fёmijёve tё tjerё.

“Qё aty, ajo filloi tё mёsojё ngjyrat, shkronjat, numrat mё herёt se fёmijёt e tjerё.”

Nё moshёn 2 vjecare, Ofelia mёsoi pёrmendёsh alfabetin. Prindёrit e saj e dinin se ajo ishte mё e zgjuar se fёmijёt e tjerё, por kur ajo filloi tё shkonte nё kopёsht ata e kuptuan se sa mё pёrpara ishte ajo.

Nё atё kohё ata vendosёn tё takojnё njё psikolog fёmijёsh qё specializohet nё fёmijёt e talentuar.

“Donim vetёm tё mёsonin si mund ta ndihmonim mё mirё.” Thotё babai i saj Ben Dew i cili punon si IT.

Qё aty, Ofelia i’u nёnshtrua testit Stanford-Binet qё pёrdoret pёr tё testuar fёmijёt e moshёs 2 vjecare nё fusha si aftёsitё logjike, verbale dhe hapsinore.

Pikёt mesatare pёr njerёzit e tё gjitha moshave janё 100, ku shumica e njerёzve grumbullojnё 85-115 pikё. Ofelia shёnoi 171.

Psikologia Lyn Kendall thotё se fёmijёt e talentuar si Ofelia i procesojnё gjёrat shumё shpejt, kanё memorie tё mirё dhe janё shumё tё vёmendshёm pёr ato qё ndodhin rreth tyre. Ata janё gjithashtu shumё kuriozё, tё etur pёr tё mёsuar, gjё qё pёr prindёrit ёshtё shpesh e vёshtirё.

“Kёta fёmijё zgjohen nё 5 tё mёngjesit dhe nuk ndalojnё sё bёri pyetje deri sa bien pёr tё fjetur.”

Znj. Kendall thotё se ndryshe nga Natalie dhe Beni, disa prindёr janё shumё kёrkues – gjё tё cilёn ajo e kundёrshton.

“Disa prindёr mё telefonojnё dhe mё thonё se po bёjnё njё bisedё intelektuale me fёmijёt e tyre dhe unё shpesh mendoj: Kur do kenё kohё pёr tё qёnё fёmijё?”

Djali i Znj. Kendall ёshtё gjithashtu njё gjeni. Ai ka shkruar njё novelё dhe tani punon pёr Microsoftin por psikologia thotё se gjithmonё ka dashur qё ai tё marrё njё edukim tё gjerё.

“ Edhe pse truri i kёtyre fёmijёve punon me shpejtёsinё e dritёs, trupi dhe emocionet e tyre janё ende tё njё fёmije, nuk duhet ta harrojmё kёtё.” thotё ajo.

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/