AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 10:54

Grabitet një pikë karburanti në Lezhë, plagoset roja me armë zjarri

Grabitet një pikë karburanti në Lezhë, plagoset roja me

Një pikë karburanti është grabitur në qytetin e Lezhës, mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se grabitësi ka marrë një sasi parash dhe është larguar. Por, nga kjo grabitje ka mbetur i plagosur roja i pikës së karburantit. Mësohet se roja është përleshur me grabitësin, i cili e ka qëlluar në këmbë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë - Rrilë, tek një karburant,një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/TPZ.AL/