TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në një provincë të Venecias.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se dy shqiptarët tentuan të vrasin një bashkëatdhetar të tyre 25 vjeçar.
Karabinierët njoftuan se 25-vjeçari u plagos në gjoks e në njërën këmbë, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Vetë shqiptari i plagosur ka kërkuar ndihmë duke trokitur në një banesë në afërsi të lumit Piave ndërsa banorët kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit.
Dy autorët u vunë në pranga pas dëshmisë në polici nga i riu.