TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 40 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë në Greqi dhe për pasojë ka humbur jetën. Mediat e vendase raportojnë se është shpallur në kërkim bashkëshorti.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Haidari në Greqi, kur dy burra të armatosur dhe hapën një zjarr kundrejt shtetases shqiptare.
Mediat greke raportojnë se 40 vjeçarja emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë por që aty ka rënë pa ndjenja.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë.
Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u vu në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus por që më vonë ndërroi jetë.
Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje me viktimën.