TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar dëshminë e ish-ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Dervishaj është pyetur nga prokurorja Elizabeta Ymeraj për pozicionin e tij si ministër i Transporteve asokohe në kuadër të hetimeve për rrugën Tiranë – Elbasan.
Sokol Dervishaj, ish-ministri i Transporteve ka mberritur rreth orës 15:00 këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u pyetur në lidhje me skandalin e rrugëve.
Haxhinasto ka qenë ministër Transportesh në periudhën që zhvillohej projekti. Burimet thonë se Haxhinasto është pyetur për rolin e tij në zbatimin e projektit të rrugës, i cili është bërë me abuzime të mëdha.
Për ish-ministrin ka pasur edhe verifikim të rolit të tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Prokurorja Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.