AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 17:25

Grabitet pika e transferimit të parave në Sukth, hajdutët marrin kasafortën dhe largohen

Grabitet pika e transferimit të parave në Sukth, hajdutët marrin

Një pikë e Western Union në qendër të Sukthit ka rënë pre një grabitje ditën e sotme.

Nga të dhënat e para mësohet se autorët kanë mundur të marrin kasafortën me para, në të cilën dyshohet se ndodheshin 30 milionë lekë të vjetra.

Grabitësit, para se të futeshin në ambientet e Western Union, kanë prerë energjinë elektrike, në mënyrë që të mos kapeshin nga kamerat e sigurisë.

Denoncimi është bërë nga një punonjës i pikës së trasferimit të parave, i cili në momentin që kishte shkuar për punë kishte gjetur derën e shqyer.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por deri më tani ende nuk ka një person si të dyshuar kryesor.