TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi për operacionin policor "Ranishtja 2"
Në vijim të operacionit policor “RANISHTJA”, sot rreth orës 15:00, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si dhe në bashkëpunim me Forcat e Operacioneve të Posaçme e Agjencitë e Zbatimit të ligjit, në kuadër të procedimit penal të nr 92 te vitit 2017, finalizoi me sukses operacionin policor “Ranishjta 2“.
Kështu u arrestuan e ndaluan 8 zyrtarë publik, si dhe u shpallën në kërkim të 2 zyrtarë të tjerë.
Në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.
Për zyrtarët janë ngritur akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.
Megjithëse Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit kishte kërkuar me kohë, pranë Prokurorise së Kavajës vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit e mëposhtëm,
Prokuroria e Kavajës ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kavajë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për zyrtarët e administratës shteterore.
- Asim Arkaxhiu, 44 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë, ish drejtori i ZVRPP, Kavajë.
- Aldo Kila, 27 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me detyrë Jurist në Z.V.R.P.P, Kavajë.
- Shpendi Dema, 31 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë Jurist në Bashkinë Rrogozhinë.
- Arben Daja, 51 vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë Sekretar dhe Protokollist në Bashkinë Rrogozhin.
Për masën e sigurisë “Arrest shtepie”, për:
- Julian Zhelegu, 44 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë, Noter pranë dhomës së Noterisë Tiranë.
U mor gjithashtu masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Beqir Nuredini, lindur në Rrogozhinë dhe banues në Tiranë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë.
Për shtetasin me iniciale A.A. noter pranē Dhomës së Noterisë Durrës u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”.
Gjykata dha masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin me inciale A.K, me detyrë Inspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë.
Jane shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë.
- A.T, me banim në Rrogozhinë, me detyrë Kryeinspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë.
- I.K., administrator i një subjekti privat.
Punonjësit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 11.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Are” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj siperfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.
Gjatë hetimeve paraprake, dokumetohet bashkëpunimi kriminal midis ish-punonjësve të Bashkisë Rrogozhinë, të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve tê ZVRPP Kavajë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë krijuar në mënyre fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore, e cila ishte tokë shtetërore pa fryt në vijën bregdetare, duke e tjetërsuar në tokë are, duke e ndarë në interes të tyre dhe personave të tretë.
Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, fillimisht zyrtarët e proceduar identifikonin banorët e mirëbesuar, të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën.
Me pas identifikohej blerësi dhe pas këtyre veprimeve bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte, në shumicën e rasteve, bëheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.
Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal.
Informacion i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në datë 30.11.2017 ka rregjistruar procedimin penal Nr 2250 per veprën penale të ‘’Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’ të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.
Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar si më poshtë vijon se:
Në datë 23.11.2017 nga Drejtoria Vendore e Policise Durres nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar eshte dërguar materiali hetimor pasi disponoheshin informacione në lidhje me shtetasin S.T I vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Durrës. Konkretisht ai eshte evidentuar si pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne trafikun e lendeve narkotike, ky shtetas eshte arrestuar ne vitin 1999 dhe eshte denuar me vendimin Nr 5 te vitit 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me 12 vjet burg per “Trafikim te lendeve narkotike” e parashikuar nga neni 283/a të K.Penal e kryer ne bashkepunim te sasise prej 5.6 kg heroine si dhe falsifikim te dokumentave zyrtare.
Sa më sipër rezulton se shtetasi S.T nëpërmjet veprimeve te tij dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale te ‘’Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale, në pasoja të rënda ’’ të parashikuar nga neni 287/4 i K.Penal dhe me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Durrës Nr 55 date 16.02.2018 është vendosur sekuestroja preventive mbi:
Pasuria me nr.21/86, zona kadastrale 1791, vol.37, faqe 91, lloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 500m2, me adrese Golem.
Pasuria me nr.21/77, zona kadastrale 1791, vol.36, faqe 232, lloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 7167.5m2, me adrese Golem.
Pasuria me nr.21/79, zona kadastrale 1791, vol.36, faqe 234, loloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 2331m2, me adrese Golem.
Pasuria Nr.56/25+1-N6, njesi 78.85m2, vol 30, faqe 191, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N7, njesi 71.99m2, vol 30, faqe 192, zona kadastrale 1791.
Pasuria me Nr.56/24, vol.30. fq 178, ZK 1791, e llojit are me siperfaqe 3950m2, ndodhur ne fshatin Golem.
Pasuria me Nr.172/10, vol.36. fq 137, ZK 1791, e llojit are me siperfaqe 21000m2, ndodhur ne fshatin Golem. Me bashke pronar Elona Tusha.
Ne pronesi te shoqerise “SAELI CONSTRUCTION” sh.p.k. rezultojne te regjistruara pasurite si me poshte:
Pasuria me nr.56/23, zona kadastrale 1791, vol.30, faqe 177, lloji i pasurise Truall, me siperfaqe 4550m2, me adrese Golem. Ku mbi kete pasuri jane regjistruar dy ndertesa 56/25 dhe 56/26, kjo pasuri e ndare si me poshte:
Pasuria Nr.56/25+1-N1, njesi 63.82m2, vol 30, faqe 186, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N2, njesi 72.32m2, vol 30, faqe 187, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N3, njesi 15.85m2, vol 30, faqe 1886, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-4, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 196, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-7, Ap. 85.3m2, vol 30, faqe 199, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-8, Ap. 91.93m2, vol 30, faqe 200, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-10, Ap. 68.44m2, vol 30, faqe 202, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-12, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 204, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-16, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 208, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-N9, njesi 62.48m2, vol 30, faqe 221, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-4, Ap. 99.22m2, vol 30, faqe 225, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-5, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 226, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-9, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 230, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-11, Ap. 85.82m2, vol 30, faqe 232, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-13, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 234, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-17, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 238, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-19, Ap. 858.82m2, vol 30, faqe 240, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-20, Ap. 99.22m2, vol 30, faqe 241, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-N3,njesi 64.44m2, vol 30, faqe 245, zona kadastrale 1791. (kontrate porosie).
Pasuria Nr.56/26+1-N5,njesi 71.99m2, vol 30, faqe 247, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-N6,njesi 78.85m2, vol 30, faqe 248, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-1, Ap. 115.11m2, vol 31, faqe 2, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-2, Ap. 68.44m2, vol 31, faqe 3, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-8, Ap. 61.93m2, vol 31, faqe 9, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-13, Ap. 115.11m2, vol 31, faqe 14, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-20, Ap. 61.93m2, vol 31, faqe 21, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-1, Ap. 70.67m2, vol 31, faqe 30, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-3, Ap. 85.82m2, vol 31, faqe 32, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-16, Ap. 99.22m2, vol 31, faqe 45, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-16, Ap. 99.22m2, vol 31, faqe 48, zona kadastrale 1791.
Ekzekutimi I vendimit eshte kryer nga Oficeret e Policisë Gjyqësore te Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës –Seksioni I Krimit ekonomik ne date 19.02.2018 ne bashkëpunim me ZRPP-Kavaje ku prej kryeregjistrueses është nxjerrë urdheri I brendeshem ne lidhje me bllokimin e ketyre pasurive te paluajtshme, ne zbatim te vendimit te gjykates