AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 19:34

Mbledhja e kryesisë së PS, Beqaj zbulon vendimin: Zgjedhje të reja në çdo degë

Mbledhja e kryesisë së PS, Beqaj zbulon vendimin: Zgjedhje të

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleguar në këtë rreth dhe zëvendësimin me Safet Gjicin.

Përveç kësaj është diskutuar dhe për zgjedhjet në bazë, dhe Beqaj në një deklaratë deklaroi se do të bëhen zgjedhje të reja.

“Morëm vendim të rivlerësojmë të gjithë procesin zgjedhor pas problemeve organizative. Nga marsi në maj do bëjmë zgjedhje”, tha Beqaj.

Dega e Partisë Socialiste në Kukës është futur në një përplasje të fortë. Shkak është bërë një mbledhje kryesie e socialistëve zhvilluar në 17 janar të këtij viti ku është vendosur që të largohet Mimi Kodheli si e deleguar për qarkun e Kukësit dhe në vend të saj të komandohet Safet Gjici.