AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 18:22

VIDEO/Autobusi përplaset me makinën, panik tek qytetarët

VIDEO/Autobusi përplaset me makinën, panik tek qytetarët

Reshjet e shiut si dhe mos respektimi i shenjave të qarkullimit kanë shkaktuar një aksident në Tiranë. Pranë redaksisë së Gazetës Shqiptare është dërguar  kjo video që tregon se një autobus urban i Unazës është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Aksidenti ka ndodhur pranë 21 Dhjetorit. Burime nga policia e Tiranës kanë thënë se nga përplasja ka vetëm disa persona të lënduar lehtë.

Më shumë janë trembur udhëtarët e autobusit urban, që rreth orës 17:20 kur ka ndodhur aksidenti ka qenë i tej mbushur.