AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 20:40

Edi Rama: Merkel i pëlqeu atletet e mia, më bëri kompliment

Edi Rama: Merkel i pëlqeu atletet e mia, më bëri kompliment

Kryeministri Rama ka folur për veshjen e tij dhe çështje të kësaj natyre, në emisionin "Provokacija" të Mustafa Nanos. I pyetur për Anglea Merkelin dhe atletet që veshi kur e takoi, Rama u shpreh se Merkel i ka pëlqyer shumë atletet.

"Angela Merkel është një natyrë e kundërt me natyrën time, por ka momentin e vet të kthjelltësisë që e ka të pakonkurueshme. Për atletët më ka bërë kompliment shumë të bukur."

Duket se Rama është kënaqur shumë nga ky kompliment dhe me siguri nuk do ta harrojë asnjëherë.

Kryeministri është ndalur edhe tek shallvaret që vesh, duke thënë se më shumë se për arsye estetike, i vesh sepse janë të rehatshme.

"Kur vesh shallvaret nuk e mendoj estetikisht por janë të rehatshme."

/TPZ.AL/