AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 20:30

Rama: Nëse nuk hapen negociatat, fajin nuk e kemi ne por politika e brendshme e vendeve anëtare

Rama: Nëse nuk hapen negociatat, fajin nuk e kemi ne por politika e

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Provokacija", të Mustafa Nanos, është pyetur lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Rama tha se negociatat do të hapen, megjithatë nuk u shfaq shumë i sigurtë në përgjigjen e tij. Kryeministri tha se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat, por nëse do të ketë vende që do të votojnë kundër, kjo lidhet me politikën e brendshme të këtyre vendeve dhe jo me dështimet e Shqipërisë.

"Negociatat do të hapen. Kjo do varet dhe nga vendet anëtare. Qoftë Franca, qoftë Danimarka, nëse negociatat nuk hapen menjëherë, nuk kanë domosdoshmërisht diçka që lidhet me Shqipërinë. Konteksti dhe situatat e brendshme në vendet anëtare kanë peshë vendimtare.Komisioni jep vlerësimin dhe vendet anëtare duhet ta pranojë. Kur kjo nuk ndodh, janë politikat e brendshme ato që kane ndikim."

Kryeministri përmendi dhe fundin e vitit si një periudhë kur mund të hapen negociatat, gjë që lë të kuptohet se ka pak gjasa që negociatat të hapen në Qershor.

/TPZ.AL/