AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 12:27

Protestuesit “thyejnë” heshtjen zgjedhore: Jo rikthimit të diktaturës

Protestuesit “thyejnë” heshtjen zgjedhore: Jo rikthimit të


Banorët e Unazës së Re janë mbledhur në një protestë të organizuar nga forcat politike të opozitës së bashkuar, në hyrje të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në zonën e Astirit.

Të pranishëm në protestë janë edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike, që janë shfaqur në muajt e fundit në mbrojtje të banorëve të zonës në betejën kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Protestuesit e kanë konsideruar lëvizjen e tyre si paqësore dhe kanë paralajmëruar se do të protestojnë edhe ditën e nesërme.

Ata janë shprehur kundër zgjedhjeve monopartiake, rikthimit të diktaturës dhe akuzuan kryeministrin Edi Rama për farsën zgjedhore, që po përgatit sipas tyre për ditën e nesërme.