TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një natë më parë, u bë e ditur se shtatë punonjës policie kishin mbetur të plagosur pas përplasjes në KZAZ-në numër 19 në qytetin e Peshkopisë.
Megjithatë, Partia Demokratike, thotë se policët nuk janë plagosur por thjesht kanë pasur probleme për shkak të gazit të hedhur prej tyre.
Deklaratën, Partia Demokratike e shoqëron me dëshminë e një infermiereje në spitalin e Peshkopisë, e cila thotë se 9 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, 7 prej tyre policë, duke theksuar se të gjithë kishin probleme intoksikimi dhe nuk kishte asnjë të plagosur.
“Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Rames, se ne Dibër u plagosen 7 police.
Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre.
Dëshmia provon se qytetaret ne Dibër nuk kane plagosur as një polic te vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit te Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
Dëshmia e infermieres: Asnjë i plagosur, kishin probleme nga... on Vidnews.