AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 10:05

Aurel Plasari ironizon Bashën: Më në fund lajmi lumturues, çfarë? Filluaka më 30 qershor…

Aurel Plasari ironizon Bashën: Më në fund lajmi lumturues,


Për situatën politike në vend ka reaguar edhe studiuesi i njohur Aurel Plasari.

Së fundmi ai ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se pas 30 qershorit fillon spiralja e rënies së pushtetit të Ramës.

"Ja më në fund lajmi lumturues:

Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta", shkruan Aurel Plasari në postimin e tij, që në fakt është shumë ndryshe nga herët e tjera.

Kujtojmë se Plasari është një zë i fortë opozitar, dhe ka dalë shpesh kundër qeverisë Rama.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se qytetarët nuk duhet të priren drejt dhunës pasi kryeministri Edi Rama do të marrë vetë fund pas zgjedhjeve të 30 qershorit.