TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një situatë e pazakontë në Dibër. Forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Peshkopisë për të siguruar rendin dhe qetësinë një ditë para votimeve të së dielës.
Policia ka ndërmarrë disa kontrolle duke arrestuar 12 persona dhe shpallur 19 në kërkim pas ngjarjeve në KZAZ 19 në Peshkopi.
Ndërsa mëngjesin e sotëm një grup protestuesish të opozitës, janë përplasur me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi, pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në numër 19.
Siç dëgjohet në video ata shajnë ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj dhe iu kërkojnë efektivëve të maskuar dhe të armatosur të heqin armët.
Persona civilë ndërhyjnë dhe largojnë disi efektivët për të shmangur përplasjen, nga ana tjetër ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi iu bën thirrje qytetarëve të zmbrapsen.