AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 11:20

Protestë në Laç kundër zgjedhjeve: Jo votime një partiake. Rama ik!

Protestë në Laç kundër zgjedhjeve: Jo votime një


Opozita e bashkuar në qytetin e Laçit është mbledhur në sheshin para pallatit të kulturës në një manifestim, për të protestuar kundër votimeve që do të mbahen nesër.

Sipas tyre, Kurbinasit do jenë të bashkuar “duke i thënë JO votimeve një partiake”.

Me pankarta gjigande dhe me thirrje “Rama ik”, mbështetësit e opozitës janë shprehur kundër zgjedhjeve të dielën.