TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rozana Radi bëri një dedikim të ndjerë dedikuar babait të saj në rrjete sociale. Duke rikujtuar fjalët e të atit, këngëtaren e ka mbërthyer një ndjenjë faji që nuk dëgjoi fjalët e tij .Por, pikërisht në këtë postim bie në sy komenti i reperit të njohur Stresi, që pak kohë më parë doli nga burgu.
“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë. Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë do ta kalosh.Gjithçka që di është se zemra akoma na dhemb , behu e forte sepse ti je e tille motra ime,”– shkruan Stresi.
Me sa duket ndërmjet këngëtarëve paska një raport shumë miqësor dhe Rozana i është përgjigjur me të njëjtin vlerësim reperit.
“Të kam xham sepse ti i do pa kushte nënën dhe babain dhe të vlerësoj shumë për këtë. Kam parë si sillesh me nënën dhe sa e lumtur është ajo me ty,”– i përgjigjet Rozana Radi reperit.
