AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 12:23

Zgjedhje fasadë pa opozitën, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Zgjedhje fasadë pa opozitën, nis shpërndarja e materialeve


Elbasani është qyteti i parë në të cilin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit.

Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme ministria e Brendshme, në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Më konkretisht, vetëm në qytetin e Elbasanit janë angazhuar 248 efektivë.

Ky është momenti teksa bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pallatin e Sportit të këtij qyteti. Ndërkohë pritet që të nisë shpërndarja edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.