TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në Facebook drejtuar qytetarëve shqiptarë.
Një ditë para votimeve të 30 qershorit, Meta ka apeluar që të qëndrohet sa më larg zhurmës dhe tensioneve.
Ai shton se pas të dielës ka edhe të hënë, qytetarët pavarësisht ndasive politike, përsëri do jetojnë si fqinjë me njëri-tjetrin.
Postimi i Metës:
Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve.
Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë.
Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.